Fasti Online Home | Switch To Fasti Archaeological Conservation | Survey
logo

Excavation

  • Varreza Mesjetare e Grabocit të Ulët
  • Graboc i Ulët
  •  

    Tools

    Credits

    • The Italian Database is the result of a collaboration between:

      MIBAC (Ministero per i Beni e le Attività Culturali - Direzione Generale per i Beni Archeologici),

      ICCD (Istituto Centrale per il Catalogo e la Documentazione) and

      AIAC (Associazione Internazionale di Archeologia Classica).

    • AIAC_logo logo

    Summary (Albanian)

    • Varreza mesjetare e Grabocit te Ulet gjendet buze lumit Drenice, rreth 9 km larg ne perëndim të qytezës së Fushe Kosovës. Gjate Përnjohjes Arkeologjike te Komunës ne fjale, ne vitin 2004, ne oborrin e një shtëpie private u vërejtën gjurmë të një nekropoli dhe me ketë rast u hapen 3 kuadrate. Kuadrati I ishte 8 × 8m ku u zbuluan 7 skelete njerëzore. Duke u mbështetur në inventarin e zbuluar arkeologjik si dhe mënyra e varrimit, mendohet se datimi relativ i përket periudhës nga shek. IX-XI. Skeletet ishin ne gjendje relativisht te mire (të ruajtur) në përjashtim te dy varreve ku ju mungonte kafka. Thellësia e varreve ishte e cekët prej 0,25-0,45m. Vlen te theksohet se varret ishin pa konstruksion, me grope te thjeshte, me vendosje te shtrire te trupit. Skeletet ishin vendosur me orientim lindje-perëndim, kurse duart i kishin te kryqëzuara ne gjoks. Inventari arkeologjik përbëhej nga një byzylyk i punuar nga bronzi i dekoruar sipas teknikes se incizimit dhe një unazë bronzi (varri 3), një pale vathë të punuar nga teli i bronzit i dekoruar me granulacion (varri 6).
      Kuadrati II me dimensione 5 × 6m përbëhej nga 5 varre te ruajtura mire por pa inventar arkeologjik. Thellësia e varreve oscilonte nga 0,30-0,40m.
      Në kuadratin III me dimensionet 7 × 3m u zbulua një skelet i vetëm i cili devijon nga varret tjera nga orientimi jug-perëndim-verilindje dhe nuk ishte i shoqëruar me inventar arkeologjik.
      Gjithashtu u mblodh qeramike e glazuar mesjetare por ka patur edhe disa fragmente te qeramikës atipike.

    • Milot Berisha - Archaeological Institute of Kosova 

    Director

    • Fatmir Peja - Museum of Kosova
    • Jahja Drançolli - Archaeological Institute of Kosova

    Team

    • Ferid Koçani - Medical Faculty, University of Prishtina
    • Masar Valla - Archaeological Institute of Kosova
    • Shafi Gashi - Archaeological Institute of Kosova
    • Vigan Kelmendi - Architecture Faculty, University of Prishtina
    • Nurie Avdiu - Municipality of Fushe Kosova-Department for Culture
    • Halil Berisha - Municipality of Fushe Kosova-Department for Culture

    Research Body

    • Archaeological Institute of Kosova

    Funding Body

    • Municipality of Fushe Kosova Department for Culture

    Images

    • No files have been added yet