logo
  • Varreza Mesjetare e Grabocit të Ulët
  • Graboc i Ulët
  •  
  • Kosovo
  • Pristina
  • Kosovo Polje

Credits

  • failed to get markup 'credits_'
  • AIAC_logo logo

Monuments

Periods

  • No period data has been added yet

Chronology

  • 800 AD - 1099 AD

Season

    • Varreza mesjetare e Grabocit te Ulet gjendet buze lumit Drenice, rreth 9 km larg ne perëndim të qytezës së Fushe Kosovës. Gjate Përnjohjes Arkeologjike te Komunës ne fjale, ne vitin 2004, ne oborrin e një shtëpie private u vërejtën gjurmë të një nekropoli dhe me ketë rast u hapen 3 kuadrate. Kuadrati I ishte 8 x 8m ku u zbuluan 7 skelete njerëzore. Duke u mbështetur në inventarin e zbuluar arkeologjik si dhe mënyra e varrimit, mendohet se datimi relativ i përket periudhës nga shek. IX-XI. Skeletet ishin ne gjendje relativisht te mire (të ruajtur) në përjashtim te dy varreve ku ju mungonte kafka. Thellësia e varreve ishte e cekët prej 0,25-0,45m. Vlen te theksohet se varret ishin pa konstruksion, me grope te thjeshte, me vendosje te shtrire te trupit. Skeletet ishin vendosur me orientim lindje-perëndim, kurse duart i kishin te kryqëzuara ne gjoks. Inventari arkeologjik përbëhej nga një byzylyk i punuar nga bronzi i dekoruar sipas teknikes se incizimit dhe një unazë bronzi (varri 3), një pale vathë të punuar nga teli i bronzit i dekoruar me granulacion (varri 6). Kuadrati II me dimensione 5 x 6m përbëhej nga 5 varre te ruajtura mire por pa inventar arkeologjik. Thellësia e varreve oscilonte nga 0,30-0,40m. Në kuadratin III me dimensionet 7 x 3m u zbulua një skelet i vetëm i cili devijon nga varret tjera nga orientimi jug-perëndim-verilindje dhe nuk ishte i shoqëruar me inventar arkeologjik. Gjithashtu u mblodh qeramike e glazuar mesjetare por ka patur edhe disa fragmente te qeramikës atipike.

Bibliography

    • J. Drançolli and F. Peja, 2006, Germime arkeologjike ne Graboc te Ulet (2004), in Kosova Arkeologjike/Kosova Archaeologica, No.1: 175-187.